Secondary Adv

Qendra Kombëtare e Biznesit: 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë

Qendra Kombëtare e Bizneseve bëri të ditur se brenda afatit ligjor prej 31 korrik 2025, më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë.

Sipas QKB-së, kjo shënon një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

 

Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse:

- 2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat

- 2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat

- 2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afat

 

Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së.

 

Më herët, subjektet hasën vështirësi të shumta për dorëzimin e pasqyrave financiare për shkak të problemeve që shfaqi sistemi që nga data 24 korrik, që herë ishte jashtë funksionit dhe herë nuk njihte nënshkrimin elektronik, duke i kthyer ditët e fundit të korrikut në një makth për financierët e kontabilistët.

 

Vetëm në dy ditët e fundit sistemi u rregullua dhe funksionoi normalisht. /Monitor(https://monitor.al/pas-kalvarit-te-ekonomisteve-qkb-31-mije-subjekte-dorezuan-bilancet-e-2024-s/)


Më të lexuarat